Bifurkacioni

Bifurkacioni

Bifurkacioni

Bifurkacioni

Bifurkacioni i lumit Nerodime është rasti i vetëm në Evropë ku një lum derdhet në dy dete. Lumi Nerodime buron në bjeshkët e Jezercit, dhe në fshatin Nerodime ndahet në dy pjese, gjegjësisht në dy degë, të cilat kanë derdhje në dy dete të ndryshme. Dega veriore (dega e majtë) përmes lumit Lepenc dhe përmes lumit Vardar derdhet në detin e Egje. Kurse dega tjetër derdhet në lumin Sitnicë dhe përmes këtij lumi në lumin Ibër derdhet në Detin e Zi. Gjatësia e rrjedhës së lumit Nerodime është 29 km, sipërfaqja e pellgut 209 km2, ndërsa  shpejtësia mesatare 0.9m3/sec. Bifurkacioni është një fenomen gjeografik natyror, dhe është mjaft tërheqës për studiues dhe vizitorë dhe ka rëndësi të madhe turistike, trashëgimore, hulumtuese dhe shkencore.

Contact Information

Address
Ferizaj
Address
Rr. Afrim Kalanica, Ferizaj

Location