Mulliri i Nikës gjendet në perëndim të qytetit të Ferizajt, në afersi me fonomenin natyror të Bifurkacionit të Lumit Neredime.

Në Ferizaj, tradicionalisht kishte shumë mullinj të ujit, ku vetëm në lumin Neredime ishin gjithsej 52 të tillë. Ndër mullinjët më të njohur, i ndodhur pak metra larg fenomenit të Bifurkacionit, është Mulliri i Nikës. Mendohet të jetë ndërtuar në kohen e sundimit osman, në shekullin XVII. Rrugëtimi i këtij  mulliri nëpër kohë ishte karakterizuar me shumë sfida. Duke parë së kishte filluar që arkitektura e këtij mulliri të degradohej nga pesha e rëndë e shekujve, atëherë u pa nevojë e domosdoshme të përmirësohet gjendja e tij, dhe në vitin 2003 u rindërtua, duke synuar në ruajtjen e formës dhe dukjes që kishte.