Bazuar në regjistrin e popullsisë të vitit 2011, Komuna e Ferizajt ka 108,690 banorë. Rreth gjysma e tyre jetojnë të shpërndarë në 44 fshatrat e saj. Përveç popullsisë shqiptare, rreth 2,06 % e popullsisë është e nacionaliteteve tjera si ashkalinjë, romë, goranë, serbë.
Sa i përket përkatësisë religjioze, në Komunën e Ferizajt dominon përkatësia religjioze myslimane, që përbën 98.63% të numrit të përgjithshëm të banorëve. Komuniteti i dytë më i madh religjioz është ai katolik që përbën 0.38% të banorëve.