Ndërtesa e Stacionit të Trenit u ndërtua në vitin 1873 pas përfundimit të punimeve në ndërtimin e vijës hekurudhore. Kjo është ndërtesa më e vjetër publike në qytet. Hekurudha ishte projektuar nga francezët të cilët kishin bërë edhe projekte të shumta në territoret e Perandorisë Osmane. Kjo hekurudhë pati rol shumë të rëndësishëm në formimin e qytetit të Ferizajt, i cili me kalimin e viteve u zgjerua duke u bërë vendbanimi më i madh. Hekurudha në popull njihej me emrin ‘udha e frëngut’. Gjithashtu, kjo hekurudhë evokon kujtime të shumta përgjatë ekzistencës së saj, duke bërë që shpesh herë të ishte vendi i shumë ngjarjeve historike, duke nisur me depërtimin e qindra mijëra hebrenjve drejt kampeve të përqendrimit nazist, përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu, në kujtesën tonë kolektive mbetet ende i freskët kujtimi për dëbimin e qindar mijëra shqiptarëve të Kosovës, si pasojë e dhunës dhe gjenocidit serb të ushtruar kundër popullit shqiptar përgjatë viteve të luftës në Kosovë(1998-99).
Turizmi
Kontakti
Komuna e Ferizajt
Dëshmorët e Kombit, pn
Tel: 03820046076
info.ferizaj@rks-gov.net