Biblioteka Publike ‘Sadik Tafarshiku’
Biblioteka Publike ‘Sadik Tafarshiku’
Biblioteka Publike ‘Sadik Tafarshiku’
Objekti i bibliotekës është ndërtuar me 1908 është ndër ndërtesat më të vjetra publike qytetin e Ferizajt. Në të kaluarën kishte shërbyer si komunë, mirëpo pas luftës së fundit në Kosovë (1998-1999) ky objekt tërësisht ndryshoi destinimin e tij, ku u shndërrua në Bibliotekë. Aktualisht, ka një fond prej 60.565 librash. Kjo bibliotekë ka edhe njësitë e saj në tre fshatra të komunës së Ferizajt si në: Talinoc, Nerodime dhe Komogllavë. Para masave të dhunshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Ferizajt ka pasur 7 biblioteka publike. Biblioteka kryesore ka pasur 30.913 libra, derisa degët në Gaçkë, Komogllavë, Talinovc të Muhaxhirëve, Nerodime, Babush dhe Shtërpcë kanë pasur 29.525 libra. Pas luftës bibliotekat dhe koleksionet e librave duke përfshirë edhe ndërtesat dhe inventarin kanë qenë shkatërruar. Për pasojë, kjo komunë tash ka vetëm 5 biblioteka me gjithsejtë 26.352 libra. Dy bibliotekat në Nerodime dhe Babush dhe 34.213 libra kanë qenë shkatërruar.