Biblioteka Publike ‘Sadik Tafarshiku’

Biblioteka Publike ‘Sadik Tafarshiku’

Biblioteka Publike ‘Sadik Tafarshiku’

Biblioteka Publike ‘Sadik Tafarshiku’

Objekti i bibliotekës është  ndërtuar me 1908 është ndër ndërtesat më të vjetra publike qytetin e Ferizajt. Në të kaluarën  kishte shërbyer si komunë, mirëpo pas luftës së fundit në Kosovë (1998-1999) ky objekt tërësisht ndryshoi destinimin e tij, ku u shndërrua në Bibliotekë. Aktualisht, ka një fond prej 60.565 librash. Kjo bibliotekë ka edhe njësitë e saj në tre fshatra të komunës së Ferizajt si në: Talinoc, Nerodime dhe Komogllavë. Para masave të dhunshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Ferizajt ka pasur 7 biblioteka publike. Biblioteka kryesore ka pasur 30.913 libra, derisa degët në Gaçkë, Komogllavë, Talinovc të Muhaxhirëve, Nerodime, Babush dhe Shtërpcë kanë pasur 29.525 libra. Pas luftës bibliotekat dhe koleksionet e librave duke përfshirë edhe ndërtesat dhe inventarin kanë qenë shkatërruar. Për pasojë, kjo komunë tash ka vetëm 5 biblioteka me gjithsejtë 26.352 libra. Dy bibliotekat në Nerodime dhe Babush dhe 34.213 libra kanë qenë shkatërruar.

Location

Contact Information

Address
27, Zenel Hajdini, Varosht, Ferizaj, Municipality of Ferizaj, 70000, Kosovo