Famullia katolike në Ferizaj
Famullia katolike në Ferizaj
Famullia katolike në Ferizaj
Në vitin 1903 u ndërtua dhe ka shërbyer për kryerjen e riteve fetare duke qenë tempulli i parë në qytetin e Ferizajt, përkatësisht pas 30 viteve të themelimit të qytetit. Kjo famulli gjatë historisë saj, mbi 100 vjeçare ka shërbyer edhe si objekt ku është mbrojtur edhe çështja kombëtare. Rast konkret ishte në vitin 1990 ku qindra nxënës të helmuar nga helmimet që bënte aparati shtetëror serb mbi rininë kosovare, gjetën strehim në këtë vend duke ju ofruar ndihmë mjekësore. Andaj ky objekt ka një vlerë të shumëfishtë dhe njëkohësisht hyn radhën e objekteve që bëjnë pjesë në listën e përkohshme të MKRS. Është kjo një vepër shumë e çmuar, është një investim për të ardhmen më të mirë, për kultivimin e ndjenjës së këndshme që vjen nga diversiteti etnik, fetar e kulturor. Ky objekt është restauruar nga UNDP-ja, duke shndërruar në një muze kishtar që prezanton trashëgiminë kulturore dhe fetare që mbretëron në Ferizaj.