Kisha Katolike në Ferizaj
Kisha Katolike në Ferizaj

Kisha Katolike në Ferizaj
Kisha Katolike u ndërtuar në vitin 1926. Elementet e para të besimit katolik i gjejmë qysh në vitin 1897, kur është bërë pagëzimi i besimtarëve të parë katolik. Në këtë tempull kanë punuar së pari priftërinjtë don Bartolome Fratelli dhe Don Tadej Ivani si asistent i tij. Më pas ju erdh radha edhe priftërinjve të tjerë si Nikollë Mazreku, Don Luigj Kurti. Ka shërbyer si objekt për t’i kryer shërbesat fetare për besimtarët e fesë katolike, sa i përket gjendjes së tanishme mund të themi se gëzon një gjendje mjaftë të mirë, kjo falë edhe disa renovimeve të bëra nëpër vite siç ishte rasti me vitin 1988, ku ajo rregullua me mermer i gjithë eksterieri i jashtëm i objektit duke bërë kjo kishte merr një pamje të cilën do të ketë për shumë vite më radhë. Gjendja e këtij objekti është mjaftë e mirë si enterieri po ashtu edhe eksterieri i saj.