Maja e Gurrethit
Maja e Gurrethit
Maja e Gurrethit
Maja e Gurrethit gjendet mbi Livadhet e Kishës. Quhet kështu për shkak se është e rrethuar me gur në të gjitha anët. Nga banorët lokal njihet edhe si Maja e Bajrakut. Ka pamje 360ᵒ dhe nga kjo maje mund të dallojmë në veri dhe verilindje rrafshin e Kosovës, Malet e Karadakut në juglindje, një pjesë të madhe të Maleve të Sharrit, Malet e Syrinikës të cilës i takon edhe kjo maje, në perëndim mund të shohim Suharekën dhe një pjesë të Rrafshit të Dukagjinit.