Mulliri i Nikës

Mulliri i Nikës

Mulliri i Nikës

Mulliri i Nikës

Mulliri i Nikës gjendet në perëndim të qytetit të Ferizajt, në afërsi me fenomenin natyror Bifurkacioni. Në Ferizaj tradicionalisht kishte shumë mullinj të ujit, ku vetëm në lumin Nerodime ishin gjithsej 52 të tillë. Ndër mullinjtë më të njohur, i ndodhur pak metra larg fenomenit të bifurkacionit, është Mulliri i Nikës. Mendohet të jetë ndërtuar në kohën e sundimit osman, në shekullin XVII. Rrugëtimi i këtij mulliri nëpër kohë ishte karakterizuar me shumë sfida të cilat ishin nga më të ndryshmet. Duke parë së kishte filluar që arkitektura e këtij mulliri të degradohej nga pesha e rëndë e shekujve, atëherë u pa si nevojë e domosdoshme të përmirësohet gjendja e tij, dhe në vitin 2002 u ri-ndërtua, duke synuar në ruajtjen e formës dhe dukjes që kishte.

Contact Information

Address
Ferizaj
Address
Rr. Afrim Kalanica, Ferizaj

Location