Ndërtesa e Stacionit të Trenit
Ndërtesa e Stacionit të Trenit

Ndërtesa e Stacionit të Trenit
Ndërtesa Stacioni i Trenit u ndërtua në vitin 1874 pas përfundimit të punimeve në ndërtimin e vijës hekurudhore. Kjo është ndërtesa më e vjetër publike në qytet. Hekurudha ishte projektuar nga francezët të cilët kishin bërë edhe projekte të shumta në territoret e Perandorisë Osmane. Kjo hekurudhë ishte pati rol shumë të rëndësishëm në formimin e qytetit të Ferizajt, i cili me kalimin e viteve u zgjerua duke u bërë vendbanim i madh. Hekurudha në popull njihej me emrin “udha e frëngut’’. Përgjithësisht, gjendja e objektit është e mirë, por është e nevojshme të ketë hapësirë më të madhe rreth objektit. Përveç tjerash, kjo do të ndihmoj në ruajtjen e këtij objekti nga dëmtimet që mund të bëhen.