Xhamia dhe Kisha në një oborr
Xhamia dhe Kisha në një oborr

Xhamia dhe Kisha në një oborr
Gjate eksplorimit të qendrës së qytetit të Ferizajt, lehtësisht mund të takohet një atraksion i rrallë, siç është ky i Xhamisë së Madhe dhe Kishës së Shën Uroshit. Këto dy objekte, ndajnë oborrin e njëjtë.
Xhamia e madhe, e njohur edhe si xhamia e Mulla Veselit është ndërtuar në vitin 1891 dhe është restauruar në mes vitit 1942-43, ndërsa në vitin 1957 është bërë ndërtimi i minares. Në vitin 2003 është zmadhuar hapësira e objektit të xhamisë, si dhe është ndërtuar shatërvani. Në vitin 2006 është ngritur edhe minarja e dytë.
Kisha e Shën Uroshit u projektua nga arkitekti Josif Mihajlloviq Jurukovski dhe u ndërtua gjatë viteve 1929-1933. Arkitektura e saj është pjesërisht e inspiruar nga ajo e Manastirit të Graçanicës. Brenda, gjenden murale të pikturuara në vitin 1930, si dhe piktura te ikonave mesjetare serbe.