Gjatë ditës së sotme është mbajtur edhe një sesion informues me fermerët ferizajas e organizuar nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Bujqësisë në kuadër të projektit për mbajtjen e trajnimeve në fusha të ndryshme. Pjesw e kwtij sesisoni informues ishte edhe organizata ‘’Swisscontact’’.
Në hapjen e këtij sesioni informues me një fjalë rasti të pranishmëve ju është drejtuar drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti i cili ka folur për rëndësinë që kanë këto sesioneve informuese për fermerët ferizajas.
Në këtë sesion informues me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur edhe Shqiprim Lubishtani.
Me këtë rast fermerët ferizajas patën mundësi që përmes ligjërueses Andresa Beerli të njoftohen për mundësitë e rritjes së kapaciteteve në fushën e argotizmit.