Bifurkacioni i lumit Neredime është rasti i vetëm në Evropë ku një lum derdhet në dy dete. Lumi Neredime buron në bjeshkët e Jezercit dhe në fshatin Neredime ndahet në dy pjesë, gjegjësisht në dy degë, të cilat kanë derdhje në dy dete të ndryshme. Dega jugore (dega e djathtë) përmes lumit Lepenc dhe përmes lumit Vardar derdhet në detin Egje. Kurse dega tjetër derdhet në lumin Sitnicë dhe përmes këtij lumi në lumin Ibër derdhet në Detin e Zi. Gjatësia e rrjedhës së lumit Nerodime është 29 km. Bifurkacioni është një fenomen natyror, dhe është mjaft tërheqës për studiues dhe vizitorë. Si i tillë, ka rëndësi të madhe turistike, trashëgimore, hulumtuese dhe shkencore.
Turizmi
Kontakti
Komuna e Ferizajt
Dëshmorët e Kombit, pn
Tel: 03820046076
info.ferizaj@rks-gov.net