Pika I e UÇK-së

Pika e parë e UÇK-së ndodhet hyrje të fshatit Jezerc, në rrugën kryesore të fshati, mbi vendin e quajtur “Bashkimi i dy lumenjëve”. Kjo pikë ka qenë vija e parë e frontit ku është zhvilluar lufta gjat vitëve 1998-1999, e cila nuk është thyer asnjëherë nga forcat serbe. Aktualisht, kjo pikë është pjesë e Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc, e cila si e tillë tashmë është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë historike, dhe ka për qëllim të lartësoj luftën e UÇK-së në zonën Operative të Neredimes.