Gjatë eksplorimit të qendrës së qytetit të Ferizajt, lehtësisht mund të shihet një atraksion I rrallë, siq është ky I Xhamisë së Madhe dhe Kishës së Shën Uroshit. Këto dy objekte, ndajnë të njejtin oborr.

Xhamia e Madhe, e njohur edhe si Xhamia e Mulla Veselit është ndërtuar në vitin 1891 dhe është restauruar në mes vitit 1942- 43, ndërsa në vitin 1957 është bërë ndertimi I minares. Në vitin 2003 është zgjeruar hapësira e objektit të xhamisë, si dhe është ndërtuar shatërvani. Në vitin 2006  është ngritur edhe minarja e dytë.

Kisha e Shën Uroshit u projektua nga arkitekti Josif Mihajlloviq Jurukovski dhe u ndërtua gjatë viteve 1929-1933.  Brenda, gjenden murale të pikturuara në vitin 1930, si dhe piktura të ikonave mesjetare serbe.