Biblioteka Publike “Sadik Tafarshiku”
Objekti i bibliotekës është ndërtuar me 1908 duke hyrë në mesin e ndërtesave më të vjetra publike në qytetin e Ferizajt. Në të kaluarën kishte shërbyer si Komunë, më pas Ent Pedagogjik, kurse për një kohë bodrumi i saj kishte shërbyer edhe si burg, ku vuajtën dënime dhe maltretime të rënda shumë banorë të kësaj ane nga ana pushtetit ushtarak-policor serb. Pas luftës së fundit të Kosovës (1998-1999) ky objekt u shndërrua në Biblotekë. Arkitektura e këtij objekti ka një strukturë të përbërë kryesisht nga ndikimi dhe gërshetimi i kulturave austriake dhe asaj të orientit.