Integrimi i virtualizimit 3D të rrugëve

Shkarkimi i linjave të shtigjeve

Shtigjet për ecje

Shpella e Fshatit Burrnik

Parku i Pishave në Rahovicë

Xhamia e Madhe dhe Kisha Ortodokse

Ndërtesa Stacioni i Trenit

Pika I e UÇK-së

Mulliri i Nikës

Muzeu i Qytetit

Muzeu është themeluar me 2 Qershor të vitit 2011.Gjendet në kuadër të objektit të Qendrës së Kulturës , i cili posedon një hapsirë të mirë , ku mund të ruhen deri 1000 eksponate nga fusha të ndryshme.Muzeu është institucion , i cili ruan , promovon dhe prezanton vlerat e trashëgimisë kulturore të Ferizajt.Andaj , me pasurimin e vazhdueshëm që është bërë , kryesisht eksponate të dhuruara nga qytetarët , ka bërë që ky institucion të këtë mundësinë e krijimit të koleksioneve muzeale.Muzeu i qytetit në Ferizaj përbëhet nga sektorë të ndryshëm , siç janë:Sektori i Arkeologjisë , Sektori i Etnologjisë dhe Sektori i Historisë.

Në muzeun e qytetit ndodhen gjithashtu eksponatë nga lokalitete të ndryshme arkeologjike , siç është ai i vendbanimit neolitik të Varoshit , ku kanë dalë gjurmë të fragmeneteve të ndryshme të qeramikës neolitike , kryesisht zbuluar rastësisht gjatë punimeve bujqësore të tokave; material ky në pjesën më të madhe i lëvizshëm arkeologjik që dëshmon gjurmët e një vendbanimi të hapur tipik neolotik të dy kulturave , si të Starçevës ashtu dhe të Vinçës. Në këtë lokalitet në vitin 2010 u bë zbulimi i Figurinës Antropomorfe e cila i takon mijëvjeqarit VI p.e.s përkatësisht është përfaqësuese e epokës neolitit , dhe njëri ndër eksponatët më të vjetra zbuluar deri më tash në trevën e Ferizajt.